Glossary entry (derived from question below)
English term or phrase:
remedial educationalist
Albanian translation:
mësues i shkollimit special
Added to glossary by
Sherefedin MUSTAFA
Jun 23, 2008 07:52
15 yrs ago
English term
remedial educationalist
English to Albanian
Social Sciences
Education / Pedagogy
Ju falenderoj paraprakisht për ndihmën tuaj.
Proposed translations
(Albanian)
2 +5 | mësues riaftësues/mësues i shkollimit special | Gentiana Kasemi |
4 -2 | defektolog | Juliana Cullafiq |
Proposed translations
+5
2 hrs
Selected
mësues riaftësues/mësues i shkollimit special
I vetmi term i konsoliduar ne shqip deri tani për figura të përafërta me "remedial educationist" duket se është "mësues i shkollimit special".
Them të përafërta, sepse natyrisht shtetet e perëndimit janë shumë hapa përpara Shqipërisë në mënyrën e konceptimit dhe në përballjen me temën e aftësisë së kufizuar. Kjo bën që legjislacionet e kësi shteteve të konstituojnë figura profesionale që në Shqipëri akoma nuk ekzistojnë, e ky më duket rasti i termit tënd Sherefedin.
Në raste të tilla, unë personalisht, çfarëdo termi apo parafrazimi të zgjedh në shqip, e lë në thonjëza apo në një shënim fundfaqeje termin origjinal, sa për referim.
Propozimet e mia janë të mësipërmet.
P.S. Për Jualianën: "defektolog" nënkupton një pamje të aftësisë së kufizuar me bazë ORGANIKE, që është tipike mjekësore. Ky vizion i aftësisë së kufizuar është tejkaluar tashmë në gjithë botën (përfshirë Shqipëria): ajo shihet si një fenomen më kompleks, ku ndërhyjnë faktorët biologjikë, psikologjikë, socialë etj. Unë nuk do ta përdorja për "remedial educationalist".

4 KudoZ points awarded for this answer.
Comment: "Faleminderit."
-2
1 hr
defektolog
Me sa di unë, në Shqipëri nuk ka ekzistuar një degë e tillë më parë. Mësuesit në shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuara i quanin "Edukatorë" dhe ishin (dhe akoma janë) mësues që kanë mbaruar institutet pedagogjike pa kualifikim të veçantë.
Peer comment(s):
disagree |
Gentiana Kasemi
: Në dokumentin që ti sjell, Juliana, figura e "defektologut" (sikurse ajo e "fiziatrit") duken më tepër figura profesionale mjekësore në fushën e rehabilitimit. "Edukatorët" në Shqipëri janë mësuesit parashkollorë.
1 hr
|
Gentiana, të lutem shiko këtë dokument http://www.nvo.nl/858.html për më tepër kontekst mbi këtë term. P.sh. në Universitetin e Evropës Juglindore studiohet Defektologjia. Në asnjë mënyrë p.sh. një logoped nuk është një figurë profesionale mjekësore.
|
|
disagree |
pakoment
: Ju kerkoj ndjesë, por është termi jo i duhur.Jo i përdorshëm
3 hrs
|
Unë propozova termin shkencor të përdorur midis specialistëve. P.sh. në universitetin "Marin Barleti" studohet psikologjia speciale (defektologjia). Nëse është i duhuri apo jo, varet nga konteksti, por ky term përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
|
Something went wrong...